Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Zveçanit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar te Zveçanit, Ilir Peci ka votuar në fshatin Zhazhë.
Peci, pasi ka hedhur votën e tij ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje.
“Apeli im është për të gjithë qytetarët e Komunës së Zvecanit që të dalin dhe të votojnë në mënyrën më të mirë e të qetë të mundshme”, është shprehur ai.