75 Mall Live Search
14:11 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Voton kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëshorten e tij Aferditen, kanë përfunduar obiligimin e tyre qytetarë, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën e fshatit Dardhishtë.

Kryetari Gashi, ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë edhe përkundër motit me temperatura të ulta, duke theksuar se me votën e tyre përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar.

Shkrim i plotë i Kryetarit Gashi:

“Me bashkëshorten time Aferditen, sapo përfunduam obligimin tonë qytetarë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe me votën e tyre të përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar.