75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / AR

Voton Ledri Vula, shoqërohet nga menaxheri Faton Shoshi

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet e radhës. 

Ai është parë në qendrën e votimit i shoqëruar nga menaxheri i tij, Faton Shoshi, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave, shkruan Indeksonline.

I veshur thjesht dhe me një qëndrim pozitiv, Ledri u ndal për pak çaste për të kryer procesin e votimit.

Prezenca e tij në votime është parë si një mesazh i rëndësishëm për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të marrin pjesë.

Edhe menaxheri i tij, Faton Shoshi, u pa pranë tij gjatë gjithë kohës, duke konfirmuar mbështetjen e ndërsjellë mes tyre edhe jashtë skenës muzikore./Indeksonline/