Voton Mytaher Haskuka, synon udhëheqjen e Prizrenit edhe për një mandat

Ka votuar pak minuta më parë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Haskuka, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pas procesit të votimit ka bërë thirrje për dalje masive të qytetarëve në votim.

Ai është duke synuar të ulët në karrikën e kryetarit të Prizrenit edhe për një mandat 4 vjeçar, teksa në balotazh është duke konkurruar me Shaqir Totajn e PDK-së.