Voton “Nana plakë” në Prizren, është 109-vjeçare

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale.
Në mesin e personave që kanë dalë për të votuar është edhe 109-vjeçarja nga Prizreni, Xhevahire Mustafa.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të saj në Qendrën e Votimit, derisa thonë se ndryshe njihet me nofkën “Nana plakë”.
Ndryshe, deri në ora 16:00 kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.
