75 Mall Live Search
09:48 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh

Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë! Me Berishën s’bëj koalicion

Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar në Tiranë.

Ai u shpreh se rezultati për partinë që ai drejton do të jetë surprizë në këto zgjedhje.

Sa mandate kërkoni në këtë zgjedhje?

Doshi: Kam shumë shpresë rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, me PS do të shikojmë si do të shkojë rezultati.