11:25 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Voton presidentja Osmani: Dilni në numër sa më të madh në zgjedhje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më pare.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga  vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

“Ju falënderoj që jeni prezent dhe po e përcillini një proces tejet të rëndësishëm për jetën e qytetarëve tonë. Prandaj, i ftoj të gjithë që në numër sa më të madh, në këtë proces zgjedhor ta dëshmojnë sërish se qytetarët e Kosovës janë ata që mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik”, është shprehur Osmani.