75 Mall Live Search
10:08 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Voton Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i komunës së Drenasit, ka hedhur votën e tij në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, që është edhe vendlindja e tij.

Për ta shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, Lladrovci ishte i shoqëruar nga gruaja e tij dhe familjarët e tjerë.

Pasi hodhi votën, Lladrovci para medieve u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe uroi që zgjedhjet të shkojnë mirë, pa asnjë problem.

Sa i përket shoqërimit nga familja, ai tha se “votimet bëhen për të ardhmen e fëmijëve”, andaj i mori ata.

Lladrovci garon për një mandat të ri si kandidat për kryetar komune, kësaj here përmes iniciativën e re politike “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl).