Voton Ramiz Lladrovci, merr mbesën me vete (FOTO)

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka votuar.
Ai ka publikuar disa imazhe në Instagram, duke i ftuar të gjithë qytetarët të dalin në votim, shkruan Indeksonline.
Nga imazhet e postuara, shihet sesi Lladrovci voton me mbesën e tij simpatike.
‘Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, me pjesëtarët e ngushtë të familjes.
Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit!’, shkroi ai në postim./Indeksonline/