75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 17 Tetor 2021 / k.v

Voton Salih Zyba në Suharekë, kërkon nga qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në vendlindje.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive për të votuar.

“Uroj të ketë  një proces të rregullt, të qetë dhe të këtë pjesëmarrje sa më masive në mënyrë që të kemi një rezultat sa më real”, ka thënë Zyba.

Deputeti Zyba ka votuar në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh./IndeksOnline/