10:22 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Voton Thaçi: Do të jetë një votim për të ardhmen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Thaçi pas votimit, para mediave tha se do të jetë një votim për të ardhmen e Kosovës, përcjell Indeksonline.

“Dëshirojmë që t’i urojmë qytetarët e Kosovës, i ftojë ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurte të Kosovës. Urime të gjithëve ”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Thaçi ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ku votuan në shkollën fillore” Faik Konica”në Prishtinë./Indeksonline/