75 Mall Live Search
07:08 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton Valdete Daka, ky është mesazhi i saj (Video)

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tashmë ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës, duke hapur kështu edhe zyrtarisht vendvotimet për zgjedhjet e balotazhit.

Me këtë rast ajo ka uruar që zgjedhjet e ditës së sotme të jenë të qeta dhe demokratike, transmeton Indeksonline.

“Sot po e përmbyllim procesin e zgjedhjeve lokale. Uroj që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike. I ftojë edhe një herë të gjithë qytetarët me të drejt vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejt, të dalin dhe të votojnë sot. Sigurisht që këto zgjedhje kanë qenë sfiduese por shpresoj të ja kemi dal mirë dhe të jenë hapur të gjitha qendrat me kohë”, ka thënë Daka./Indeksonline/