13:08 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Voton Zafir Berisha: Bëhuni pjesë e thellimit të demokracisë në vendin tonë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Zafir Berisha e ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar sot.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka votuar dhe u ka dërguar mesazh qytetarëve të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Miq të nderuar, sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës!Bëhuni pjesë e thellimit të demokracisë në vendin tonë, duke qenë aktivë në procesin zgjedhor…”, ka shkruar ai./Indeksonline/