Voziste me patentë shoferi të falsifikuar, arrestohet qytetari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I dyshuari sipas njoftimit të policisë voziste veturën me patentë shoferi të falsifikuar.
Ky rast ka ndodhur tek rruga B, rreth orës 16:30.
Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin e tij me patentë shofer, ku dyshohet të jetë i falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.