75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

Vozit veturën me targa diplomatike, Dedaj: Kam të drejtë t’i mbajë, s’ka lidhje me Kosovën!

Indeksonline pak më parë raportoi se Policia e Kosovës me urdhër të MPJD-së është vënë në kërkim të ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj. Ai po mban pa autorizim tabelat e veturës zyrtare dhe ID-në diplomatike.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar ish-ambasadorin Dedaj.

Ai thotë se ka të drejtë t’i mbajë ato derisa t’i del regjistrimi, madje sipas tij, Maqedonia Veriore mund t’ia regjistrojë prapë veturën, nëse ai ia kërkon.

Sipas Dedajt, kjo gjë nuk ka lidhje me Kosovën.

“Unë kam të drejtë ti mbajë derisa të del regjistrimi. Shteti pritës pra RMV mundet me mi regjistru prapë, unë vetë e bëjë pagesën. Shteti i RMV ka të drejtë me më pajisë edhe me pasaportë të RMV nëse unë e kërkoj dhe nëse ata dakordohen. Këto skan lidhje me Kosovën. Të tjerat lidhur me krimin ndaj meje dhe shkarkimin joligjor e skandaloz të Vjosës për qellime nepotiste, klanore e familjare do ia lë gjykatës!”, thotë ai për Indeksonline.

Gjergj Dedaj ende s’i ka kthyer targat diplomatike “NMK 50-CD-001”, të vendosura në veturën e tij “Mercedez Benz E”. Kështu PK-ja është vënë në kërkim të tij për t’ia konfiskuar targat dhe ID-të.

Se ai po i mban targat diplomatike, Indeksonline ka siguruar edhe pamje teksa shihet Dedaj duke vozitur automjetin afër mensës së studentëve në Prishtinë.