75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 08 Prill 2024 / AR

Vozitën nën masën mbrojtëse, Policia ua konfiskon automjetet dhe i dënon me nga 500 euro

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka denuar tre shoferë, të cilët ishin duke drejtuar automjetet e tyre nën masat mbrojtëse.

Ndaj shofereve policia u ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse me nga 500 euro, 5 pikë negative si dhe i janë konfiskuar automjetet përkohësisht.

”Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në tri raste të ndara në rrugët magjistrale Ferizaj-Kaçanik dhe Ferizaj-Shtime ka ndaluar tre shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferëve policia u ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.” thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/