14:34 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një shofer ferizajas, aksidenton një shtetase nga Shqipëria, vdes në QKUK

Numri i akisdenteve të trafikut në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësues.

Vetëm brenda 24-orëve të fundit, tri aksidente përfduan me fatalitet.

Policia e Kosovës pas aksidentit me fatalitet në Prishtinë dhe në Gllarevë, ka dhënë detaje për atë në Ferizaj.

“Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj  09.10.2019 – 11:50.  Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull k/shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër shqiptare të Shqipërisë,  e cila ka pësuar  lëndime të rënda trupore dhe më vonë  ka ndërruar jenë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  Shoferi i veturës i dyshuari mashkull k/shqiptar  me vendim te prokurorit është arrestuar  dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/