Vozitësit “nuk i pritet”, hyn në semafor të kuq
Nuk janë të rralla rastet kur aksidentet ndodhin pasi që vozitësit nuk i respektojn rregullat e trafikut.
Ngjashëm ka vepruar edhe një vozitës në Fushë Kosovë, ku në një foto të dërguar nga një lexues i Indeksonline shihet se si vozitësi nuk është ndalur për ta respektuar semaforin e kuq por ka vazhduar qarkullimin.
Ndërsa sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019, e që sipas tyre faktori më i shpeshtë është ai njeri duke mos i respektuar shenjat e trafikut./Indeksonline/.
