Voziti nën masë mbrojtëse, kaq u gjobit shoferi 22 vjeçar në Ferizaj
Sot rreth orës 12:13 në rrugën “Hamëz Jashari ” në Ferizaj, policia ka ndaluar shoferin F.H., i moshës 22-vjeçare, i cili sipas policisë ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligj parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
“Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, apelon policia.