75 Mall Live Search
02:08 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vozitje në anën e kundërt të korsisë në kryeqytet (Foto)

Jo rrallë herë na ndodh që në trafik të shohim vozitje të veturave në anën e kundërt të korsisë, duke rrezikuar kështu edhe trafikun.

Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, tek rruga afër menzës së studentëve.

Siç shihet në disa fotografi të cilat një lexues i Indeksonline i ka dërguar, vetura shihet në kahjen e kundërt.

Ndërsa, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon qytetarët të kenë kujdes në trafik, në mënyrë që të parandalohen aksidentet./Indeksonline/