75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vranë dhe dogjën nënë e bir, merret vendimi final për nusen dhe të dashurin e saj

Gjykata e Vlorës ka dhënë dënimin final për nusen dhe të dashurin e saj të cilët vranë nënë e bir, në vitin 2018, një krim që u tentua të manipulohej si një zjarr në banesë.

Kasëm Pirjasi është dënuar me burgim përjetë, ndërkohë që për Hysnie Hoxhallarin gjykata e ka dënuar me 35 vjet burgim.

Kujtojmë se Hysnie Hoxhallari, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi, dhunuan deri në vdekje Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, për t’i djegur më pas në kuzhinën e shtëpisë.

Fillimisht hetimet pas ngjarjes dhe dhënies së masës së sigurisë i kaluan në atë kohë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por më pas çështja u rikthye në Prokurorinë e Vlorës.