09:32 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Vranë Lulzim Fejzullahun në Podujevë, familjarët e të burgosurve krenohen në rrjetet sociale (Video)

Me 20 janar të vitit 2024, ndërroi jetë Lulzim Fejzullahu.

Ai mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe më pas rrahja me shufra metalike.

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, janë dy përgjegjësit e kësaj vepre makabre që u krye në Podujevë.

E sikur të mos mjaftonte, familjarët e tyre krenohen me veprën makabre që ata bën.  

Kjo shihet nga vëllai i Eltion Kadriut, Enesi, ku përmes rrjeteve sociale ka postuar fotografi dhe video me të burgosurit, të cilët ishin edhe të mitur.

Ajo çfarë bie në sy më shumë është jeta e shfrenuar e të miturve, komentet dhe këngët që ai ka vendosur, ku në një pjesë thotë se : ‘’A do me shku në qiellin e 7-të’’

Sipas trupit gjykues dy të miturit e akuzuar për vrasje u dënuan vetem me 19 vite burgim. Njëri i akuzuar u dënua me dhjetë vite e tjetri me nëntë vite.

Të shumta ishin reagimet në lidhje me këtë rast, duke filluar nga krerët e shtetit e deri tek personat e thjeshtë.

Në qytetin e Podujevës, u mbajt edhe një marsh për 18-vjeçarin.

Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut nga Podujeva u përshkrua nga Policia në fillim si “therje me thikë”, dhe versioni ndryshoi pasi 18-vjeçari vdiq pas një përpjekjeje gjashtëditore të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë. /IndeksOnline/