75 Mall Live Search
07:56 / E Premte, 16 Maj 2025 / G T

Vranët dhe me shi, ky është moti për sot

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 12-16 gradë Celsius, njonfton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bëhet e ditur se era do të fryjë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.