75 Mall Live Search
21:05 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / OSH

Vranidoll, pritet të ndërtohet shkolla “Nëna Terezë”

Nxënësit që jetojnë në Vranidoll tanimë nuk do të kenë problem çështjen e shkollës. Që nga viti tjetër ata do të përfundojnë procesin mësimor në shkollën e re të ashtuquajtur “Nëna Terezë”.

Për këtë komuna e Prishtinës dje ka hapur një tender, shkruan IndeksOnline.

Komuna e Prishtinës për ndërtimin e kësaj shkollë ka planifikuar të shpenzoj 700 mijë euro.

Sipas njoftimit të komunës, operatori ekonomik i cili fiton këtë tender duhet ta përfundoj këtë shkollë brenda 300 ditëve.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikacionet për këtë tendër është 14 janar 2021./IndeksOnline/