14:21 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vraniqi-Molliqajt: Pse s’tregove më parë për mospajtimet me Albinin, por t’u shfaqën tani

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka komentuar sot deklaratat e mbrëmshme të Dardan Molliqajt në një intervistë televizive.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka pyetur Molliqajn se pse nuk ka treguar më parë që kishte dallime me Albin Kurtin.

Ja postimi i Vraniqit:

 

Më 17 nëntor 2017, në TV Dukagjini, Dardan Molliqaj thotë që nuk ka probleme me Albinin dhe e gjitha është në nivel thashethemesh se ky apo ai aktivist kanë probleme.

Pse nuk tregoi që paska pasë dallime e mospajtime? A iu shpërfaqën “dallimet” tek pasi nuk i eci kushtëzimi e shantazhimi për moskandidimin e Albinit?