75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 06 Korrik 2021 / AR

Vrapim e vaksinim, të jesh energjike si Mimoza

Mimoza Kusari mbetet njëra nga deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës.

Energjia e saj duket se është edhe jashtë Kuvendit.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes që në orët e para të ditës së sotme ka kryer dy aktivitete të rëndësishme.

Kusari-Lila ka bërë disa kilometra vrap në Shkugëz.

Pasi ka kryer aktivitetin sportiv, Mimoza është vaksinuar në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ndaj virusit Covid-19./Indeksonline/