Vrapimi është më i mirë se ngritja e peshave
Vrapimi në ajër të pastërt mund të jetë një aktivitet shumë i mirë për shëndetin tuaj, sidomos gjatë muajve të dimrit.
Sipas një studimi nga Universiteti i Leipzingit i publikuar në “European Heart Journal” ka rezultuar se vrapimi është më i mirë se ushtrimet rezistuese, transmeton Indeksonline.
Në hulumtim morën pjesë 266 vullnetarë, ku bën ushtrime tre herë në javë. Të gjithë vullnetarët ishin persona jo aktiv. Studiuesit bën dallimin të qelizave të bardha para dhe pas hulumtimit.
Pas vrapimit u vu në dukje rritje të telomerit në qelizat e bardha, më shumë se sa pas ngritjes së peshave.
Telomeri është pjesë e ADN-së, e cila mund të gjendet në fund të kromozoneve. Telomeri ndikon në mënyren se si plaken njerëzit./Indeksonline/