75 Mall Live Search
16:25 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

“Vrapo Babadimër”, Rama plot energji prej fëmijëve e qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka përgëzuar iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”. Ky aktivitet këtë vit pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.

Rama tha se është i emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që ka takuar sot në shesh, raporton Indeksonline.

Tutje ai tha se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave.

Njoftimi i plotë:

I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh.

E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.

Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.

Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.