Vrapoi shumë, Mario Mitaj u lëndua mbrëmë në ndeshjen Al Ittihad – Al Raed

Skuadra e Al Ittihadit shënoi fitore mbrëmë me shifrat 4:1 ndaj Al Raedit, në javën e 15-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj bëri një super paraqitje, shkruan Indeksonline
Por, ai pësoi një lëndim në minutat e fundit të ndeshjes. Megjithatë, mbrojtësi “kuqezi” duket se pati vetëm një zgjatje muskuli dhe s’është asgjë shqetësuese.
Mitaj u vlerësua me notën 7.3 nga “Flashscore”, kurse skuadra e tij tani shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Al Hilali./Indeksonline/
Mario Mitaj suffers muscle strain 🚨
— AL-ITTIHAD 24/7 (@theITTIHAD24_7) January 16, 2025
pic.twitter.com/HSnccU8thC