75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / G T

Vrapuesit nga Kosova, Skender Gashit i duhen të holla për ta plotësuar ëndrrën e tij / Maratonën në Londër!

Skender Gashi është një atlet nga Kosova, në moshë të vjetër që po synon të thyejë rekorde në maratonat e vrapimit.

Homologu i tij, Hajredin Ferataj përmes rrjeteve sociale ka këruar një ndihmë të vogël buxhetore për z.Gashin – i cili ëndërr ka Maratonën në Londër, shkruan Indeksonline

“Deri tani ka grumbulluar 1674 funte, por i duhen edhe 950 euro për të arritur këtë cak”, shkruhet në postimin e Hajredin Feratajt.

“Me një goditje bëjmë dy të mira, e prëkrahim doktorin dhe ndihmojmë në mjekimin dhe edukimin e fëmijëve me probleme në mbarë globin”, vazhdon postimi i atletit kosovar.

Kujtojmë se si Ferataj ashtu edhe Gashi kanë marrë shumë medalje ane mbanë botës në sportin e vrapimit./Indeksonline/