09:06 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

‘Vrasës serik’ ndaj të ekipeve të mëdha, rekordi i Agueros

Sergio Aguero ka shënuar sërish në një ndeshje të madhe në Premier League.

Ashtu si bën rregullisht prej sezonit 2011/2012, kur nisi edhe serinë fantastike të golave në sfidat më të mëdha në Angli.

Me golin e realizuar në sfidën përballë Liverpool, që ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Premier, numri i topave në rrjetë shkon në 37 në 7 sezonet e fundit kundër gjashtë ekipeve më të mëdha në ishull.

Bëhet fjalë për sfidat ndaj Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham – një “vrasës” i vërtetë.

Pas tij, lista vijon me Harry Kane (21 gola), Wayne Rooney (20 gola), Robin van Persie (18 gola) dhe Eden Hazard (17 gola).

Kurse, Leroy Sane bëhet protagonist në 26 gola të Manchester Cityt në shtëpi që prej fillimit të vitit të shkuar. Ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë plot 17 asiste çmenduri.