13:25 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Vrasësi i Donjeta Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm

Trupi gjykues pas disa shqyrtimeve gjyqësore e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta Donjeta Pajazitajn.

Në atë ditë, viktima kishte qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së Nedi Jusaj, kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip Cheeroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr Donjetën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve te Strellcit, dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me armë, duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit. /IndeksOnline/

Life sentence for Donjeta Pajazitaj's assassin - Security - Mobile -  KosovaPress
No description available.