09:34 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / k.v

Vrasësi i gruas shtatzënë ende në arrati, policia e kërkoi në disa lokacione

Sokol Halili (31) të mërkurën mbrëma dyshohet se e vrau ish gruan e tij, Hamide Magashin (35) para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Derisa trupi i pajetë i Hamides tani ndodhet në Mjekësinë Ligjore për obduksion, autori i krimit është ende në arrati, transmeton IndeksOnline.

Policia është deklaruar sot sërish për këtë rast që tronditi vendin, ku thotë se pavarësisht kërkimeve në disa lokacione, i dyshuari nuk është kapur ende.

“Të mërkurën rreth orës 18:00 është raportuar se viktima femër kosovare, para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë./IndeksOnline/