75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vrasësi i kryeministrit suedez kapet pas 34 vjetësh

Hetimi për vrasjen e ish-kryeministrit suedez Olof Palme ka përfunduar përfundimisht pas 34 vjetësh. Zyra e prokurorit të shtetit njoftoi se Stig Engstrom është vrasësi i ish-kryeministrit.

Kryeprokurori Christer Peterson ka njoftuar se hetimet janë mbyllur dhe gjykata nuk do ta trajtojë më këtë rast.

Në natën fatale të 28 shkurtit 1986, Olof Palme shkoi në kinema në Stokholm me familjen e tij, pa asnjë staf sigurimi. Kur dolën nga kinemaja, Palme është qëlluar nga prapa, ndërsa gruaja e tij Lisbeth është plagosur me një plumb.

Kryeministri 59 vjeçar kishte vdekur rrugës për në spital. Stig Engstrom ishte ndër dëshmitarët e parë të vrasjes. Ai ishte punëtor i një agjensie informative, e cila kishte zyret afër vendit ku u krye vrasja, shkruan Indeksonline.

Engstrom është thirrur disa herë si dëshmitar, por asnjëherë nuk ka patur fakte bindëse për ta futur në burg. Një nga dëshmitarët tjerë kishte thënë se vrasësi i kryeministrit ngjason shumë me Engstrom. Në vitin 2000, Engstrom kishte kryer vetëvrasje.

Kryeministri karizmatik social demokrat Palme u vra në një rrugë në Stokholm dhe ajo vrasje tronditi Suedinë.

Sulmuesi iku me një armë dhe me gjithë faktnt se më shumë se 10,000 njerëz u morën në pyetje, asnjëherë askush nuk ka vuajtur dënimin për këtë vrasje. /Indeksonline/