75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / L K

Vrasësi më i ri i Anglisë mbetet në burg

Në vitin 1993, dy fëmijë në Britaninë e Madhe vranë brutalisht një dy vjeçare. 41-vjeçari Jon Venables hyri në historinë kriminale si vrasësi më i ri në Angli.

Pas lirimit me kusht, ai keqpërdori fëmijët në pornografi dhe më pas gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm. Tani kërkesa e tij e ripërtërirë për lirim nga burgu është refuzuar.

Sipas gazetës “Bild”, kjo do të thotë se një nga vrasësit më të famshëm të fëmijëve në Angli mbetet pas hekurave.

Nëna e fëmijës së vrarë, ka thënë se është e lumtur më vendimin e gjykatës.

“Kam luftuar për vite me radhë për drejtësinë për James dhe që vrasësi i tij të mbetet pas hekurave. Prandaj, vendimi për të mos e liruar është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 30 vjet” ka thënë ajo./Indeksonline/