Vrasësi Ruman në Vlorë u prezantua si kapitën anijesh/ Danielit iu deshën 6 orë për tu arratisur drejt Greqisë

Rumuni Daniel Cornea i cili sipas policisë së Vlorës është autor i vrasjes së Renato Hoxhajt rezulton se ka hyre në Shqipëri me datën 21 Prill në orën 17:44 rreth 6 ditë para vrasjes së vlonjatit.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj nga Qafe Bota është konstatuar Rumuni hynë nga territori Grek në këmbë. Sapo hyn në territorin shqiptar Rumani i moshës 53-vjeçar ka hipur në një taksi ku i ka kërkuarit shoferit ta çojë në Vlorë.
Sipas deklarimeve të shoferit të taksisë Rumani ka folur në gjuhën Greke e ndërsa i ka treguar si jeton në Athinë. Në bisedë e sipër Daniel Cornea ka treguar se ai ka punuar si kapitën anije dhe është i pamartuar.
Gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe i ka thënë që do ta çonte deri në Shijan-Sarandë dhe në Vlorë do ta çonte një taksist tjetër. Në Shijan ai ka zbritur dhe e ka marrë taksisti tjetër deri në Mavronat.
Ditën e ngjarjes në orën 04.47 minuta , nga automjeti land rover nga dera e përparme e anës së majtë zbret autori i dyshuar i cili pasi mbyll dhe siguron me pult dyert e automjetit fillon ecjen më këmbë ku i bën një xhiro të gjithë lagjes.
Kamerat kanë konstatuar lëvizjen e tij nga lagjja Hajro Cakërri dhe me pas tek prokuroria, poliklinika e deri ku ai është futur në rrugicën ku ka kryer vrasjen ndaj Renato Hoxhajt.
Pasi ka shkrepur armën 4 herë ai ka lëvizur në disa lagje më në afërsi të vendit të ngjarjes ku dhe më pas ka shkuar të makinë land ravoer e cila ishte e parkuar në rrugën Isa Boletini. Ky është momenti ku vrasësi ka Rumani ka marrë arratinë.
Me makinën land rover ka përshkruar disa rrugë të qytetit për të dal me pas në nga porti detar pranë universitetit dhe më pas në drejtim të fshatit Babicë.
Nga kamerat rezulton se autori ka marrë rrugën drejt Sarandës dhe në orën 11:00 në vendim e quajtur “Posta Ksamil”.
Ai parkon mjetin landrover dhe nga makina nxjerr një çantë rrobash. Pas 50 minutash shfaqet vrasësi i cili vjen në këmbë në “Qafë Botë”, i cili pasi kalon sportelin e regjistrimit, lëviz në këmbë për në drejtim të territorit të shtetit Grek.