Vrasja babë e bir dhe ajo e dy vëllezërve nga dhëndri, ndër rastet më të rënda të vitit 2025
Numër i lartë i vrasjeve është regjistruar edhe këtë vit në Kosovë. Brenda 365 ditëve, 18 jetë u shuan nga dora e njeriut – një shifër alarmante për një vend të vogël siç është Kosova.
Krime brenda familjes, përplasje për prona dhe vrasje për motive të ulëta e banale, ishin ndër ngjarjet më tronditëse që shoqëruan vendin gjatë këtij viti, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në Kosovë.
Vrasja e trefishtë në mes të diës në Gjilan, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe familjari i tyre dhe vrasja e dy vëllezërve nga dhëndrri i tyre, janë ndër vrasjet me tronditëse që ndodhën gjatë vitit që po e lëm pasë.
IndeksOnline kujton disa nga vrasjet më tronditëse që ndodhën gjatë vitit 2025:
Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vrarë i riu nga Ferizaj
Vrasja e parë për këtë vit ndodhi në Ferizaj, ku një i ri i shpallur fillimisht i zhdukur, u gjet i pajetë më 5 shkurt në një zonë malore.
Viktima, B.V., ishte raportuar i zhdukur më herët, ndërsa për vrasjen e tij është arrestuar një person me inicialet L.F.
Vrasje e rëndë në sheshin e Skenderajt
Vetëm një javë më vonë, më 12 shkurt, një ngjarje e rëndë ndodhi në Skenderaj, ku një 43-vjeçar u vra.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas njoftimit rasti ka ndodh në shesh të Skenderajt, ndërsa për rastin dyshohet një person.
“Vrasja ka ndodh në shesh të Skenderajt, për rastin është një i dyshuar – ende nuk dihen motivetÄ, thuhet në njoftimin e policisë.
Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri nga bashkëmoshatari i tij
Një ditë më pas qyteti i Vushtrrisë ishte tronditur nga një vrasje në mes të qytetit.
Natën e 23 marsit, një 19-vjeçar kishte mbetur i vrarë pas të shtënave më arëm zjarri nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”.
I vrarë kishte mbetur Ardit Zyberi, ndërsa autori ishte 19-vjeçari tjetër, Bleon Dibrani, raporon IndeksOnline.
Policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonte autorin natën e krimit, ndërsa pas pastisjes në shtëpinë e tij ishte gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
Pronari i furrës e vrau ish-punëtoren e më pas veten në Vushtrri
Një vrasje e dyfishtë kishte ndodhur në orët e pasditës të hënën e 24 marsit në Stanoc të Vushtrrisë. Një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Vrasaj e Nexhmie Haradini, nënë e tre fëmijëve nga Arsim Morina raportohet se ishtë bërë për motive të ulëta.
Familjarët dyshojnë se ajo u vra nga pronari i ish- furrës ku kishte punuar për rreth 5 vite për arsye se kishte “lënë punën”dhe kishte nisur punën e re përball një furrë tjetër aty afër.
Për rastin detaje kishte dhënë edhe Prokuroria e Mitrovicës.
“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Prishtinasi vritet nga persona të maskuar, viktima nuk ishte cak i autorëve
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e 25 marsit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas hetimeve paraprake, i plagosuri besohet të ketë qenë shënjestra e sulmit, ndërsa viktima nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Vrasja e oficerit të Policisë Muhamet Lika në derë të shtëpisë
Vetëm pesë ditë më pas, opinioni kosovar ishte tornditur sërsihs. Natën e 1 prillit derisa po kthehej nga puna në hyrje të banesës së tij u vra oficeri i policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, e cila besohet se u krye për motive që ndërlidhen me punën e tij zyrtare, raporon IndeksOnline.
Ky akt nga autoritetet e sigurisë u konsiderua si vrasje e rëndë me elemente të koordinuara dhe planifikuara mirë.
Vrasja e trefsihtë në Gjilan, viktimat babë e bir dhe familjari i tyre
E një nga ngjarjet me tronditëse gjatë këtij viti, ishte vrasja e trefishtë në mesditën e 10 gushtit në qytetin e Gjilanit. Pas të shtënave me armë tre persona mbetën të vdekur.
Pa shenja jetë në vend të ngjarjes mbetën Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir, argjendar të njohur në këtë qytet, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës.
Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë në këtë ngjarje, e që ishte familjar i viktimave, duke e çuar bilancin në tre viktima.
Të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, ndërsa ngjarja e rëndë dyshohet se ndodh për shkak të fajdës.
Pavarësisht përpjekeve të institucionve të sigurisë së Kosovës për kapjen e tyre, Mefali me dy djemt e tij ende vazhon të qendrojë në arrati.
Mosmarrëveshje pas garave me qen, vritet i riu në Prizren
Në të njejtën ditë në orët e mbrëmjes një mosmarrëveshje për qen, dyshohet të jetë motivi që çoi në vrasjen e Hekuran Shalës nga Prizreni.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur mbrëmjen e 10 gushtit, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në rrugën “Tusus – Hoqë e Qytetit” në ketë qytet.
Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin e kësaj ngjarje të rëndë, Erolind Badallin, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren pas bastisjes ka sekuestruar një mjetë i mprehtë më të cilin dyshohet se u krye vrasja.
Vrasaja në oborrin e shtëpisë në Hajvali
Vetëm një ditë pas vrasjes së katër personave brenda një dite, ndodhi edhe një vrasje e rëndë në rajonin e Prishtinës.
Muhamet Matsohi mbetur i vdekur nga gjuajtjet me armë zjarri në fshatin Hajvali të Prishtinës mbrëmjen e 11 gushtit.
I dyshuar për këtë vrasje është Xhemajl Nuhiu.
Ngjarja kishte ndodhur pas një fjalosje të momentit të mes viktimiës dhe autorit para dyerve të shtëpisë së viktimës, raporon IndeksOnline.
Pas disa muajsh në arrati i dyshuari Xhemajl Nuhiu është arrestuar në Londër.
Ende nuk dihet nëse i njejti do të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë për krimin e bërë.
Vrasja me 10 plumba në Podujevë
Një tjetër vrasje e rëndë e ndodhur me 6 shtator të vitit që po e lëmë pas, ka qenë edhe ajo e Bashkim Spahiu në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
I qëlluar me dhjetë plumba, Bashkimi u gjet pas shënja jetë në veturën e tij.
Për këtë rast i dyshuar ishte Arbër Havolli nga Podjueva. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të rëndë.
Ndërsa pas disa javesh në arrat, policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonte Arbër Havolin. I njejti është në paraburgim dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas për motive të ulëta
Vrasja e dy vëllezërve Driton dhe Naim Morina nga dhëndri i tyre në Golluboc të Malishevës ishte një tjetër ngjarej e rëndë që kishte tronditur opioninon kosovar.
Ngjarja kishte ndodhur mësdiën e 6 nëntorit. I dyshuari, Astrit Isufi sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij.
Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë, duke i lënë të vdekur në vend të ngjarjes, raporon IndeksOnline.
Ngjarja dyshohet të ketë pasur motiv familjar, për një konflikt që kishte nisur më herët mes palëve.
Pas një operacioni të gjërë policorë, i dyshuari ishte arrestuar një ditë pas vrasjes së dyfishtë dhe gjykimi ndaj tij po vazhdon. /IndeksOnline/

