17:08 / E Martë, 10 Maj 2022 / k.v

Vrasja dhe plagosja në Kaçanik, dalin pamjet e reja nga vendi i krimit

Të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë tashmë në vendin ku ndodhi vrasja e Hasan Berishës dhe plagosja e vëllait të tij, Kastriotit në rrugën Ferizaj-Kaçanik. Kastrioti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po qëndron në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

IndeksOnline ka raportuar që nga fillimi për këtë vrasje e cila ka tronditur kaçanikasit.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje të reja nga vendi i krimit ku shihen policët teksa merren me rastin.

Vendi i ngjarjes është siguruar me shirit ndërsa ty tashmë ndodhet prokurori, krimteknika, mjekësia ligjore, hetuesit rajonal dhe ata lokal.

Organet e hetuesisë kanë identifikuar dy të dyshuar për këtë krim të cilët ndodhen në arrati./IndeksOnline/