75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Vrasja e 14-vjeçarit, Kusari-Lila kërkon rritjen e sigurisë së fëmijëve

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimosa Kusari-Lila ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë.

Ajo thotë se asgjë nuk e arsyeton humbjen e jetës së fëmiut të cilit iu këput jeta në fillimet e saj, raporton Indeksonline.

Tutje, Kusari-Lila apelon që të rritet puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet.

“E trishtuar dhe e mërzitur tej mase nga vrasja e 14 vjeçarit sot në Prishtinë derisa po shkonte në shkollë. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që dërguan në këtë akt barbar, por asgjë nuk e arsyeton humbjen e jetës së fëmiut të cilit iu këput jeta në fillimet e saj. Puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duhet të rritet nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet. Është përgjegjësi e të gjithë neve, krijimi i ambientit të qetë dhe të sigurt për fëmijët në shkolla dhe rreth tyre. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, shokët dhe shkollën!”, ka shkruar ajo./Indeksonline/