75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / MSH

Vrasja e 14-vjeçarit në Shqipëri, Maliqi lut hoxhallarët të flasin më shumë kundër vrasjeve

Opinioni shqiptar u trondit nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Lidhur me këtë incident të hidhur ka reaguar edhe imami i njohur shqiptar, Labinot Maliqi.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, Maliqi ka lutur hoxhallarët e Shqipërisë të flasin më shumë kundër vrasjeve dhe dukurive negative në shoqëri, shkruan IndeksOnline.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Martinit. Zoti e mëshiroftë!

I lus hoxhallarët e Shqipërisë të flasin më shumë kundër vrasjeve e dukurive tjera negative që po ndodhin në shoqëri. Mjaftë u murrët me të rejat nga Kosova, ndërkohë që kriminaliteti po lulëzon çdo ditë e më tepër para syve tuaj. Nëse shqetësimi për Kosovën është kaq i madh, ejani dhe shërbeni si imam këtu, ose shtoni intensitetin e urdhërimit në të mirë e këshilloni largimin nga e keqja shoqërinë ku jetoni”, shkroi Maliqi.