75 Mall Live Search
07:42 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, sot protestohet dhe kërkohet dënim maksimal ndaj të dyshuarve

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.