Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia thotë se u kontrolluan disa lagje dhe dy shtëpi

Një person është vrarë me armë zjarri të enjten në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.
37-vjeçari Sokol Osmani u gjet i vdekur në një skaj të rrugës. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin. Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja, është gjetur një gëzhojë. Ndërsa me vendim të prokurorit, janë kontrolluar disa lagje të qytetit, përfshirë dhe dy shtëpi.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raportin e policisë, raporton Indeksonline.