Vrasja e Agonisit/ Lumezi kërkon të mos shpallet aktgjykimi, por të merren prova të reja

Pas publikimit të pamjeve të vrasjes së Agonis Tetajt, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar që të mos shpallet shqyrtimi gjyqësor i përfunduar, por të merren prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, shkruan Indeksonline.
“Zyra e kryeprokurorit të shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, si edhe kërkesës drejtuar trupit gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka.
Prokurori i shtetit mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeprokurorit të shtetit./Indeksonline/