Vrasja e Albertit/ Skënder Krasniqi del para Gjykatës, pas pak del vendimi

Para pak minutash ka përfunduar seanca e mbajtur për rastin e vrasjës që ndodhi pasditës e së mërkures në Prishtinë.
Skënder Krasniqi i akuzuar për vrasjen e djalit të tij Albertit, është paraqitur para trupit gjykues, transmeton IndeksOnline.
“Po seanca është mbajtur, ka përfunduar pak më parë dhe tash jemi në pritje të vendimit”, ka thënë avokati Ramiz Krasniqi për IndeksOnline.
Kujtojmë se Prokuroria në Prishtinë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për babanë e dyshuar për vrasjen e djalit të tij, pasditen e 27 janarit në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë./IndeksOnline/
