Arrestohet i dyshuari i pestë për vrasjen e Bakush Veselit

Ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar për vrasjen e Bakush Veselit, 50 vjeçarit nga Bujanoci.
Vrasja që kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar kishte tronditur Gjilanin pasi që dy persona ekzekutuan viktimën në një kafiteri të parku i qytetit dhe më pas ikën këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i arrestuari u pestë është një 42 vjeçar me inicialet A.Sh.
Në polici kanë thënë se hetimet kanë shkuar ngadalë përkitazi me këtë krim, por janë në binarët e duhur.
42-vjeçari i arrestuar të mërkurën ndodhet prapa grilave dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Në janar të këtij viti në lidhje me këtë vrasje ishte arrestuar edhe Lirim Jakupi, ndërsa më herët në pranga kishin përfunduar Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli.
Që të gjithë tashmë janë në paraburgim ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan po vazhdon ta hetojë këtë rast./IndeksOnline/