11:59 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / k.v

Vrasja e Besart Hasanit, policia po bënë rishikimin e vendit të krimit (Video/foto)

Policia e Kosovës ka rrethuar me shirita vendin ku katër vjet më parë u vra me armë zjarri i riu Besart Hasani, nga fshati Bibaj i Ferizajt.

Njësia Speciale bashkë me zyrtarët e organeve të drejtësisë po bëjnë sot rishikimin e vendit të ngjarjes, raporton IndeksOnline.

29-vjeçari Besart Hasani ishte vrarë pas një mosmarrëveshjeje me anëtarët e familjes Ramadani, nga e njëjta komunë.

Në vend të ngjarjes menjëherë pas kryerjes së krimit, policia kishte arrestuar katër të dyshuar: A. Ramadani, F. Ramadani, A. Ramadani dhe F. Ramadani, të gjithë familjarë të të dyshuarit kryesor për vrasje, A. Ramadani.

Hetimet në lidhje me rastin i kishte kryet Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndërsa trupi i Besart Hasanit ishte dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë./IndeksOnline/