75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / k.v

Vrasja e Driton Salihut/ Policia arreston 30-vjeçarin në Vushtrri

Në orët e mesditës së sotme të datës 23 shkurt 2022, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuarit A. B. 30 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për bashkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima Driton Salihu, 49-vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.