75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / k.v

Vrasja e Fahri Bunjakut në Podujevë/ Bëhet rikonstruimi i vendit të ngjarjes

Në mëngjesin e sotëm, në qendër të Podujevës kishin zbarkuar shumë forca policie.

Arsyeja e vetme ishte rikonstruimi i vrasjes së ndodhur me 7 shkurt 2016, ku Fahri Bunjaku kishte mbetur i vrarë pas një mosmarrëveshje biznesore me familjen Llugaliu.

IndeksOnline ka mësuar se rikonstruimi i vrasjes po bëhet me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda.

Për vrasjen e Fahrisë akuzohen Fejard dhe Sedat Llugaliu./IndeksOnline/