16:59 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vrasja e gazetarit saudit ndikon edhe në futboll

Organizata e njohur “Amnesty International” gjatë ditës së sotme ju ka dërguar një kërkesë publike ekipi të Juventusit edhe Milanos.

Kjo organizatë kërkon që dy ekipet mos ta luajnë ndeshjen e Super Kupës në Arabi Saudite siç ishte planifikuar, transmeton Indeksonline

Kjo kërkesë vjen pas vrasjes misterioze të gazetarit Jamal Khashoggi në Arabinë Saudite.

“Ne i nxisim këto dy klube italiane që të mendojnë dy herë për sinjalet që mund t’i dërgojnë për fansat e sportit në gjithë botën dhe për aktivistët krenar që ngrihen për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite” shkruhej në kërkesën e tyre.

Super Kupa e Italisë është e rezervuar të luhet në janar të vitit të ardhshëm në kryeqytetin Arab, Ryiadh. Edhe vitin e kaluar Milano dhe Juventus ishin në finale të këtij kompeticioni. Fitues doli Juventus./Indeksonline/