75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vrasja e ish-kryeministrit shqiptar, për motive hakmarrjeje

 “Le Matin” ka botuar, të martën e 15 gushtit 1933, në faqen n°3, një shkrim që pasqyron vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Në artikull shkruhet se motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja.

Raportohet nga Selaniku se Z. Prishtina, ish-kryeministër shqiptar, u vra sot në rrugët e këtij qyteti nga një individ i cili, i fshehur pas një dere, shtiu mbi të tetë herë me revolver, para se kalimtarët të ndërhynin.

I tërbuari, i arrestuar pak më vonë, tha se quhej Hussein Tselio (Hysen Çelo) dhe shtoi se ai kishte vepruar për t’u hakmarrë për dy prindërit e tij të dënuar me vdekje për një krim politik, kur Z. Prishtina ishte ende në pushtet.